Karrierë

Menaxher/e i/e Shitjes për Panaire dhe Konferenca

Kompania CEO çdo herë është në kërkim të  bashkëpunëtorëve për pozitën e Menaxhimit të Shitjeve për Panaire dhe Konferenca. Personi i përshtatshëm për këtë pozicion do të jetë i ngarkuar me shitjen e stendave dhe hapësirave tek kompanitë më të rëndësishme në këtë sektor, duke i ndihmuar edhe pjesëmarrësit për të arritur rezultate sa më të larta nga panairi.

Ne kërkojmë bashkëpunëtorë me arsim të lartë dhe që ka të paktën 1 vit eksperiencë pune në sektorin e shitjeve. Preferohet eksperienca në sektorin e medias, panaireve apo eksperienca të ngjashme. Të pasurit e aftësive shumë të mira negociuese, sidomos në nivel të lartë dhe aftësia për t’i dhënë punëve prioritet, do t’i sigurojë bashkëpunëtorit sukses në këtë rol. Bashkëpunëtorët e interesuar që të jenë pjesë e kompanisë tonë CEO duhet të dijë njërën nga këto gjuhë anglisht, gjermanisht, italisht, spanjollisht apo frëngjisht. Njohuria e çdo gjuhe tjetër është favorizuese.

Detyrat parësore dhe përgjegjësitë

Përgjegjësi për korrespondencat elektronike dhe të shkruara, telefonatat si dhe takimet si mjete për të lidhur dhe zgjeruar marrëveshje me klientët/ekspozuesit në panairet dhe ngjarjet që organizohen nga kompania CEO;

Të ndërtojë dhe të mbajë marrëdhënie me klientët/ekspozuesit ekzistues dhe potencialë;

Të mbajë shënime precize të bisedave me çdo klientët/ekspozuesit në të gjitha fushat që janë të shënuara në sistemin streak;

Të përditësojë bazën e të dhënave të kompanisë në sistemin streak dhe të fus në sistem çdo klient te ri sipas kërkesave;

Të telefonoj, dërgoj sms dhe koordinojë vizitorët dhe pjesëmarrësit tjerë në panair apo konferenca;

Të mbajë dhe të respektojë kalendarët me afatet e panaireve dhe konferencave.

Të delegojë detyrat tek koleget, sipas rastit;

Të vizitoj panaire, takojë organizatorë biznesesh dhe profesionistë të tjerë për të organizuar, promovuar dhe diskutuar mbi shërbimet tona për panaire/konferenca;

Të faturojë shërbimet, pasi të jenë lidhur marrëveshjet;

Të kërkojë dhe të formulojë lista për ekspozues potencialë, sipas kërkesës.

Të zhvillojë në afatin sa më të shkurtë kohorë shkathtësitë e kërkuara më poshtë:

Aftësia për të përcjellë nevojat e klientit dhe për të zgjidhur problematika  në mënyrë të pavarur ( informimi dhe transmetimi i mesazhit sa ma i qartë mbi ngjarjen për të cilën thirret, dërgimi i ftesës, ofertës, propozimit të hapësirës në sallë dhe dërgimit të një profature);

Aftësia për të caktuar dhe përmbushur objektiva;

Aftësia për të identifikuar dhe zhvilluar llogari klientësh;

Aftësia për të punuar në mënyrë të pavarur (në menaxhimin dhe planifikimit e punëve dhe marrjes me klientë ).

Aftësia për të lexuar, analizuar dhe interpretuar materiale të përgjithshme biznesi, revista profesionale, ose rregullore nga qeveria;

Aftësi për të shkruar raporte, korrespondenca biznesi, manuale proceduriale, propozime/oferta.

Aftësi për të bërë llogari pagesash, zbritjesh, interesash dhe komisionesh. Aftësi për të përdorur njohuritë matematike për të kuptuar koncepte financiare, buxhete dhe rrjedhje monetare.

Kjo është një mundësi e artë, ndaj ju lutemi të APLIKONI TANI, duke dërguar CV-në dhe dokumente të tjera në  info@ceokos.com

Demos

Color Skin

Header Style

Nav Mode

Layout

Wide
Boxed