Ministri i TKRS-së, pjesëmarrës në Panairin e Turizmit në Prishtinë.
Qytetarët kosovarë kanë premtuar dhe theksuar se pushimet e tyre verore, do ti kalojnë në shumicën dërrmuese në bregdetin shqiptar. Ky është mendimi dhe perceptimi pas vizitës që Ministri I Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë Ardian Turku zhvilloi në Kosovë, me ftesë të Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës Lutfi Sharku, për të qenë I pranishëm në panairin e Turizmit, që u zhvilluar për 3 ditë në Prishtinë.

Ceremonia për hapjen e këtij panairi ka qenë ndalesa e parë e Ministrit Turku, panair në të cilin Shqipëria kishte vendin kryesor me anë të prezantimit me Agjensinë Kombëtare të Turizmit, por edhe të njësive të ndryshme vendore, të cilat merrnin pjesë me guida të ndryshme në prezantimin e destinacioneve të tyre turistike. Me një skenografi ku viheshin re kollonat e larta dhe amfiteatri i Butrintit, dhe guidat apo pamjet nga bregdeti, stenda e Shqipërisë, kërkonte të tregonte diversitetin e destinacioneve turistike të Shqipërisë, ku turistët e huaj që e vizitojnë atë mund të zgjedhin bregdetin e mrekullueshëm, apo të zbulojnë historinë e lashtë, por edhe të vizitojnë pikat turistike malore mes pyjeve e ajrit të pastër.
Një pritje zyrtare për Ministrin Turku ishte rezervuar nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, Valton Beqiri. Një pritje e ngrohtë e cila vinte vetëm pak ditë pas vizitës së Ministrit Kosovar në Tiranë. Bashkëpunimi i gjerë dhe më intensiv, mes dy Ministrive ka qenë në qendër të këtij takimi, ku aspektet konkrete të këtij bashkëpunimi kanë qenë në qendër të diskutimeve. Shumë shpejt dy vendet pritet të nënshkruajnë marrëveshjen e përbashkët të bashkëpunimit, e cila do të institucionalizojë edhe më tej bashkëveprimin në fusha konkrete të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Por aktiviteti I parë konkret mes dy Ministrive është rënë dakord që të zhvillohet pothuajse pas një muaji, me rastin e përurimit të autostradës Durrës-Morinë, që nga të dy Ministrat është vlerësuar si rruga që do të bashkëojë të dy vendet. Të rinj nga Shqipëria dhe Kosova do të jenë pjesë e këtij aktiviteti të madh, ku me krijimet e tyre në fushën e artit pamor, ata do të shprehin idetë dhe mendimet për këtë rrugë. Me dhjetra të rinj kosvarë dhe shqiptarë, do të qëndrojnë së bashku për orë të tëra, për të biseduar e festuar më njëri tjetrin, për tu njohur nga afër me jetën e njëri- tjetrit, si qytetarë të lirë të dy shteteve por që I përkasin të njejtit komb.
Bashkëpunimi në fushën e Turizmit mes Shqipërisë dhe Kosovës, ka qenë në qendër të diskutimeve në takimin tjetër zyrtar që Ministri I MTKRS zoti Ardian Turku ka zhvilluar me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës Lutfi Zharku, ministry e cila mbulon sektorin e turizmit në shtetin kosovar. Edhe në këtë takim është vlerësuar fakti se ndërtimi I autostradës Durrës-Morinë, do të hapë një dritare të re drejt fluksit të lëvizjeve mes dy vendeve, ku destinacionet turistike do të jenë edhe ndalesat kryesore të vizitorëve. Ministri Turku ka theksuar se hapja e rrugës do të jenë në favor të zhvillimit të turizmit në të dy vendet, pasi janë me qindra dhe mijëra edhe qytetarët shqiptarë që mezi presin të vizitojnë Kosovën, për tu njohur nga afër me qytetet e saj, për të vizituar vendet e bukura, dhe për të takuar bashkëkombasit, që tashmë jetojnë në liri.
“Ejani në Shqipëri të kaloni pushime të bukura, dhe ju garantojmë se do të mbeteni të kënaqur”. Ka qenë kjo thirrja që Ministri I Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve Ardian Turku I ka drejtuar qytetarëve kosovarë, gjatë konferecës për shtyp në kuadër të panairit të Turizmit në Prishtinë. Zoti Turku ka theksuar jgatë fjalës së tij se Shqipëria sot është një vend ndryshe me Shqipërinë e pak viteve më parë. “ Shqipëria sot është një vend anëtar I NATO-s, që do të thotë plotësim I standarteve demokratike dhe të sigurisë, Shqipëria sot ka të miratuar marrëveshjen e stabilizim –asocimit me BE, dhe ka paraqitur kërkesën për vend kandidat në këtë institucion, cka do të thotë më shumë garanci ekonomike në drejtim të zhvillimit të fuqishëm të vendit”, ka theksur Turku gjatë fjalës së tij.
Ministri shqiptar I Turizmit, më pas është ndalur në punën konkrete që qeveria ka bërë në drejtim të zhvillimit të këtij sektori. “Qeveria e Kryeministrit Berisha e ka vendosur Turizmin si një ndër 3 sektorët me më shumë prioritet gjatë programit të saj qeverisës 2005-2009” ka theksuar Turku përpara të pranishmëve. Ministri shqiptar I Turizmit, ka deklaruar më pas se nisur nga ky prioritet investimet në këtë fushë kanë qenë tepër të mëdha. “ Turizmin ne e kemi parë si një process ndërsektorial dhe të ndërthurur, me fusha të tjera të zhvillimit të vendit. Në këtë kuadër Qeveria Berisha I ka kushtuar një rëndësi të jashtëzakonshme investimeve në infrastrukturën rrugore, ku vepra madhore e ndërtimit të autostradës Durrës-Kukës, tashmë është drejt përfundimit të saj, e po kështu e lidhur drejtpërdrejt me Turizmin në Shqipëri, po përfundon edhe rruga përgjatë rivierës së bregdetit shqiptar, e cila gjithashtu shumë shpejt pritet të inaugurohet” ka theksuar Turku gjatë fjalës së tij, ku ai ka përmendur gjithshtu edhe shumë investime të tjera në infastrukturë, sin ë rrugë, ujësjellësa e kanalizime, si dhe reformën në sektorin energjitik, cka ka sjellë që Shqipëria tashmë të garantojë plotësiht furnizimin me energji elektrike. “Ne I garantojmë në mënyrë te vecantë turistët kosovarë, dhe të gjithë qytetarët e shteteve të tjera që duan të kalojnë pushimet në Shqipëri, se do të gjeni një vend të bukur, të sigurtë, një vend në ndryshim të vazhdueshëm tejet pozitiv, një Shqipëri, e cila po ecën me hapa gjigandë përpara, dhe tashmë ka një imazh shumë pozitiv në të gjithë botën, dhe këtë e tregojnë jo vetëm proceset integruese, por edhe ato cka shtypi I huaj shkruan për vendin tonë, duke e renditur atë në top-listën e destinacioneve turistike për tu vizituar” ka theksuar Turku përpara mediave kosovare, tepër të interesuara për këtë vizitë, dhe ofertën e Shqipërisë në drejtim të turizmit. Ministri shqiptar ka theksuar gjithashtu se, përfundimi I autostradës Durrës-Morinë do ti japë një impuls tepër të madh edhe fluksit të turistëve nga Shqipëria drejt Kosovës, duke shërbyer kështu si një arterie që më në fund do të lidh lehtësiht të dy shtetet, ku qytetarët shqiptarë dhe ata kosovarë, do të jenë më praën njëri tjetrit, do të njohin më shumë njëri tjetrin, dhe do të ecin së bashku drejt zhvillimeve të mëdha.
Ajo cka është vënë re gjatë kësaj vizite të Ministrit shqiptar në Kosovë, ishte fakti se të gjithë qytetarët e shtetit më të ri të Ballkanit presin me padurim, përfundimin e rrugës Durrës-Morinë, që Shqipëria të jetë më pranë, që destinacionet turistike shqiptare të bëhen më të arritshme, që shqiptarët nga të dy anët e kufirit të takojnë njëri tjetrin, dhe të shijojnë bukuritë që natyra I ka falur.
http://www.mtkrs.gov.al/